
Të gjitha strukturat akomoduese do t’i nënshtrohen procesit të klasifikimit, i cili do të kryhet përmes portalit e-albania. Procesi duket se do të jetë i detyrueshëm, gjithsesi, do të aplikohet pas ngritjes së sistemit të menaxhimit të turizmit.
Leonard Seferi, ekspert i sektorit të turizmit tha në studion e MCN Economy se në Shqipëri mungon një institucion që klasifikon yjet e hotelit, megjithëse ka struktura me 5 yje.

Është gjë e mirë në parim, por gjithmonë neve nuk na ka munguar ligjet, apo legjislacioni. Ne ka na munguar zbatueshmëria. Kjo i jep hapësira, sidomos duke parë atë që ka ndodhur në vitet e kaluara, ka dritëhije dyshime në mënyrën si do klasifikohen, cilat do të jenë kriteret, si do të zbatohen, a do të një palë më e avantazhuar apo jo, mbetet për t’u parë.
Kemi hotele me 5 yje. Janë investim të subjekteve private. Kur flasim për turizëm të mirë, hyjmë në pjesën sikur ka investuar shteti. Jam kundër.
Ka disa kritere të standardeve që ka të bëjë me numri e dhomave, mundësinë që i krijon pushuesve, ushqimet, afërsia me detin. Janë kritere të përgjithshme.
Fakti që ka pasur mungesë vlerësimi, nuk do të thotë që nuk kemi hotele me 5 yje. I qëndroj bindjes sime dhe asaj që shoh. Kemi standarde në elementet e asaj që kërkohen.
Mungon ky institucion. I vendosin yjet sipas qejfit. Edhe nëse parimisht mund të ekzistojë një institucion i tillë në letra, në aplikim nuk haset shumë.



