Fauci: Në fillim të dhjetorit prodhohet vaksina, por problem sasia e vogël

Fauci: Në fillim të dhjetorit prodhohet vaksina, por problem sasia e vogël

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka deklaruar se në fundin e nëntorit, por me shumë mundësi në fillim të dhjetorit, do të kemi një vaksinë për koronavirusin. Sipas Fauci-t, i cili është pjestar i taks forcës kundër covid-19 në Shtëpinë e Bardhë, vështirësia më e madhe do të jetë shpërndarja e vaksinës, pasi fillimisht do të jetë e limituar.

“Mendoj se do të mësojmë nëse një vaksinë është e sigurt dhe efikase në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit. Pyetja është, pasi e kemi një ose më shumë vaksina të sigurta, si do t’i çojmë tek njerëzit që kanë nevojë së më shpejt të jetë e mundur.

Sasia e dozave që do të jenë të disponueshme në dhjetor nuk do të jetë e mjaftueshme. Do të kenë prioritet stafi mjekësor apo ata që gjenden në kategorinë e personave më të riskuar. Të tjerë do të duhet të presin disa muaj të tjerë në 2021-shin,”- u shpreh ai.

Fauci, i cili para pak ditësh u kritikua nga presidenti Trump, ndër të tjera shton se vaksina nuk do të zëvendësojë nevojën e respektimit të masave që janë në fuqi për të mbrojtur qytetarët nga virusi, për një kohë të caktuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy