Jens Stolteneberg e konsideroi të rëndësishme rritjen e pranisë së NATO-së në Kosovë, ndërkohë që janë rritur tensionet mes Prishtinës e Beogradit. Nga takimi i ministrave të Jashtëm, shefi i NATO-s tha:
Po ashtu adresojmë edhe praninë tonë në Kosovë. Kemi rritje të tensioneve atje, prandaj është e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë”.
30 ministra të Mbrojtjes të vendeve anëtare do të diskutojnë në takimin e sotëm sfidat e shumta me të cilat përballet Aleanca e Atlantikut të Veriut. Kujtojmë që më 24 shtator një grup terroristësh serbë sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, ku për pasojë humbën jetën një rreshter dhe tre agresorë.



