Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

 

Moti parashikohet të nisë me kthjellime, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim gradual i vranësirave.

 

Në orët e pasdites, përgjatë zonave malore priten reshje shiu me intensitet të ulët. Në verilindje, reshjet do të jenë lokalisht në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

 

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të forcohet deri në 12 m/s.

 

Në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1–2 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy