Kosovë/ Shpërthen bombola e gazit, 12 persona të lënduar

Kosovë/ Shpërthen bombola e gazit, 12 persona të lënduar

Shpërthimi i një bombole gazi ka tronditur qytetarët e Prishtinës këtë të martë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.

Sipas autoriteteve, incidenti ka ndodhur në një objekt në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Nga 12 personat e lënduar, shtatë prej tyre janë me djegie, kryesisht djegiet janë në fytyrë dhe duar, sipas mjekut përgjegjës në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ejup Govori.

Policia tha se po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy