
Dy ura janë shembur në Saint-Martin-Vesubie, në jug të Francës, për shkak të valës së fortë të motit të keq që po godet zonën.
Ura Maissa në Saint-Martin-Vesubie u shemb mëngjesin e sotëm e goditur nga përmbytja, ashtu si edhe ura “Trois Ponts”, e përfshirë nga një rrëshqitje dheu.
“Banorët që janë aty pranë do të duhet të evakuohen”, tha kryetari i bashkisë së Nisë dhe presidenti i Metropole Nice Cote d’Azur, Christian Estrosi, në një mesazh të publikuar në X.
Rrugët midis urave Maissa dhe Venanson rrezikojnë të përmbyten në çdo moment.
Struktura Pont de Maissa ishte shembur gjatë kalimit të stuhisë Alex në vitin 2020.
Në pritje të kalimit të stuhisë gjatë natës, 85 persona u evakuuan nga një kamping në Antibes.



