Fotografi gjen pas 11 vitesh këtë grua, që preku zemrat e atyre që panë imazhin. Si ka ndryshuar jeta e saj

Fotografi gjen pas 11 vitesh këtë grua, që preku zemrat e atyre që panë imazhin. Si ka ndryshuar jeta e saj

Një nënë e re e përkulur, që mban mbi supe një ngarkesë të rëndë, ka në duar një valixhe dhe mban edhe një foshnje.

Ky ishte imazhi që reporteri një reporter kinez fotografoi në një stacion treni në Nanchang, Provinca Jiangxi e Kinës lindore, në 30 janar 2010.

Fotoja me titull "Foshnje, mami po të çon në shtëpi" preku zemrat e miliona njerëzve kur u bë kryefjalë në qindra media në të gjithë Kinën. Askush, megjithatë, nuk ishte në gjendje ta identifikonte nënën e guximshme dhe derisa vetë fotografi Zhou Ke arriti ta gjente pas 11 vitesh kërkime të pandërprera.

Bamu Yubumu, tani 32 vjeç dhe nënë e katër fëmijëve, jeton në një provincë të Kinës jugperëndimore. Ajo dhe familja e saj jetonin në një shtëpi të vjetër me çati të rrënuar, në një fshat me toka djerrë dhe u desh të punonin si punëtorë krahu bashkë me burrin e saj larg nga vendlindja.

Bamu u regjistrua zyrtarisht si familje e varfër në 2014-n, dhe më vonë Bamu dhe bashkëshorti i saj filluan të mësojnë mbjelljen e duhanit. Çifti pa prodhimet e tyre të dyfishuara në disa vjet me të ardhura vjetore të rritura me gati 10 herë. Familja ndërtoi rezidencën e saj të re në 2019-n, duke hedhur pas krahëve varfërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy