Profesori i shkencave psikologjike Ylli Pango duke folur në emisionin “Arnautistan” tha se nuk është pjesë e kulturës shqiptare që t’i hapesh tjetrit për probleme të brendshme.
Kjo sipas tij lidhet me faktin që ne kemi qenë një shoqëri e prapambetur për një kohë të gjatë.
Nuk është e përgjithshme dhe aq më shumë në kulturën tonë disi myslimane, është vështirë t’i hapesh tjetrit aq më tepër për probleme të brendshme. Që i quajnë turpe. Ne nuk e kemi as këtë kulturë, nga vet kultura jonë, religjioni dhe nga fakti që kemi qenë një shoqëri e prapambetur për një kohë të gjatë”.
Ndërsa u ndal te stresi post-traumatik, Pango solli shembullin e shqiptarëve të Kosovës, që e kanë mrekulluar me reagimin e tyre pas luftës.
Shembulli tipik janë kosovarët. Mua më kanë mrekulluar vet ata. U tha që kosovarët rrezik nuk do kthehen më në vend të tyre, pas gjithë asaj traume. Mua më ka mbetur në mendje ajo shprehja ‘na kallën shtëpitë’. Ata ishin të terrorizuar. Një nga mjetet që përdoret për të luftuar stresin post-traumës është përballja me shkaktarin e traumës. Nëse ti njeriun, ngjarjen, fenonmenin që të ka bërë dëm të tmerrshëm përpiqesh ta largosh, ta harrosh, atë e ke brenda vazhdimisht. Një nga mënyrat është përballja graduale. Kosovarët u kthyen dhe rindërtuan shtëpitë. Ata dolën një shoqëri shumë më e shëndoshë. Ata kanë përjetuar një traumë kolektive, por edhe individuale. Ti i ke parë krimet që janë bërë. Kanë bërë diçka të mrekullueshme pa ua thënë njeri”.



