
Gazetar Sportiv Gasper Marku tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Informacion se këtë sezon janë pjekur kushtet që Vllaznia të fitojë titullin kampion.
Sipas Markut, Vllazia është më e fortë dhe më bindëse se një vit më parë.
Këtë sezon duken se janë pjekur kushtet, mundësitë dhe Vllaznia e sheh të mundur që t’ia arrijë qëllimi. Edhe javët e fundit, po flasin në favor të kësaj situate ku Vllazia ka nisur mjaft mirë vitin e ri 2025 dhe duket se gjithçka po shkon mirë, sidomos fitores me transe javën e fundit me ekipin korçar. Atmosfera është e ndezur dhe këtë fundjavë përballë Egnatias në Loro Boriçi pritet që të jetë diçka më plus për ekipin shkodran nëse e kalon dhe Egnatian, treguesit duken se do jenë mjaft pozitiv.



