Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në aeroportin e Laulerdale-Hollywood në Florida.
Një person ka hapur zjarr në aeroport duke vrarë 5 persona dhe plagosur 8 të tjerë. Në pamjet që transmetohen nga aeroporti duken qindra pasagjerë të mbledhur së bashku në pistë me elektrikë në dorë.
CNN raporton se agresori është neutralizuar nga Policia dhe është arrestuar tashmë. Nuk dihen shkaqet e këtij sulmi, por ngjarja ka ndodhur në terminalin nr 2 të aeroportit. Te pakten 8 te plagosur jane derguar menjehere ne spital ne gjendje te rende, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur ne piken e grumbullimit te bagazheve.
Mediat amrikane kanë zbuluar edhe identiteti i personit që qëlloi me armë. Ai është Eseban Santiago, sipas “Fox News”.
Santiagos iu gjet një ID ushtarake, por nuk dihet nëse është e falsifikuar ose jo. Dëshmitarët thonë se ai po qëllonte me armë edhe njerëzit që ishin të shtrirë në tokë pasi kishin marrë plumbat e parë.
Ata thonë gjithashtu se ai ishte i heshtur dhe nuk tha asnjë fjalë. Pasi mbaroi fishekët, ai u shtri përtokë dhe po priste që të vinte policia.



