Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me intervale afatshkurtra të herë pas hershme me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët ndërsa lokalisht mesatar në formë shtrëngatash në zonën perëndimore.
Në relievet e larta malore në verilindje-juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në male, lugina e bregdet era pritet të arrijë shpejtësi 15m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.



