Ndryshoi përgjithmonë Heavy Metal-in, historia pas albumit të Iron Maiden

Ndryshoi përgjithmonë Heavy Metal-in, historia pas albumit të Iron Maiden

Qëkurse Bruce Dickinson iu bashkua Iron Maiden, në kohë për albumin e tretë historik The Number of the Beast, gjërat s’do të ishin më njësoj.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e grupeve që nxitën valën e re të re të Heavy Metal-it britanik 40 vjet më parë, ekipi i Steve Harris kishte vizionin, fokusin, përkushtimin dhe disiplinën e një grupi që s’kish diç më pak se sa dominimin e botës në mendjet e tyre.

Pas vitesh koncertesh të palodhshme, dy albumet e para të londinezëve, Iron Maiden (1980) dhe Killers (1981), u vendosën në qendër të vëmendjes, përmes veprave të paharrueshme dhe ikonike.

Fatkeqësisht, shpesh planet shkojnë në djall. Ndërsa Maiden ishte në fund të turneut në SHBA, në mbështetje të Killers, ishte bërë fare e qartë se lideri fatsjellës i grupit Paul Di'Anno ishte më i prirur të konsumonte veten me kokainë e alkool, se sa të paraqitej me cilësi të lartë në performanca, përmes të cilave grupi kishte lënë shenjë.

Menjëherë pas turneut, Paul u shkarkua dhe një nga grupet më të njohura të rock-ut në planet papritmas e gjeti veten duke regjistruar albumin e tretë më të rëndësishëm, me nevojën e ngutshme për të gjetur zëvendësuesin e denjë.  

Siç mund ta dini, ai i gjet. Pas një takimi me menaxherin e Maiden, Rod Smallwood, në prapaskenën e Festivalin Reading në gusht 1981, ish-vokalisti i Samsonit, Bruce Dickinson, u thirr për një audicion disa javë më vonë ku menjëherë u pranua.

Me një armë të re sekrete, Iron Maiden nisi në Battery Studio regjistrimin e albumit që do të ndryshonte gjithçka: The Number Of The Beast . 

Nga kopertina epokale deri te përmbajtja muzikore gati universale, albumi i tretë i Iron Maiden ishte thjesht një nga rekordet përfundimtare të heavy metal-it që prej formimit si zhanër.

Para publikimit të tij në shkurt 1982, Maiden publikoi një këngë, Run To The Hills, e cila i prezantoi botës zërin e jashtëzakonshëm të Bruce Dickinson. Videoklipi disi i marrë por fantastik me titullin Wild West me të drejtë hyri në TOP 10-shen e Mbretërinë e Bashkuar.

Një himn i menjëhershëm, Run To The Hills konfirmoi se Iron Maiden kishte bërë më shumë se sa negociimin e një ndryshimi në formacion. Ata ishin tanimë një grup i rilindur, më shumë guxim dhe besim se kurrë.

Një muaj më vonë, The Number Of The Beast u publikua me lavdi të plotë dhe u rendit menjëherë në numrin 1 në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Është e vështirë të vlerësohet ndikimi që ka pasur The Number Of The Beast te brezat e fansave dhe muzikantëve të metalit. Me 8 këngë në 40 minuta bombastike të pashoqe,

albumi i tretë i Iron Maiden mbërriti në kohën e përsosur: kur heavy metal-i po fitonte tërheqje si zhanër dhe kishte nevojë për standarde të reja për të “përhapur ungjillin” në mbarë botën. 

Në aspektin estetik, The Number Of The Beast dukej po ashtu më i lezetshëm, më i këndshëm dhe më emocionues se çdo gjë tjetër në raftet e dyqaneve diskografike në vitin 1982.

Histerikët fetarë në Amerikë nuk reaguan aq mirë, duke i cilësuar Iron Maiden si satanistë dhe madje duke albumet e tyre në shenjë proteste ndaj përmbajtjes së supozuar okulte. Por ata njerëz budallenj ndoshta i bënë Maiden një nder duke gjeneruar një publicitet të shtuar. 40 vjet më vonë, ndikimi i The Number of the Beast, mund të shihet në një gamë të gjerë të jetës bashkëkohore, ku janë të rrallë muzikantët e metal-it që nuk e citojnë regjistrimin si një frymëzim.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy