Bashkia e Tiranës pritet të inaugurojë sot hapjen e Unazës së re në kryqytet, e cila pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun.
Kryeministri Rama, ka zgjedhur që shqiptarëve t’u thotë mirëmëngjes pikërisht me pamjet e kësaj unaze, e cila sipas Ramës lidh shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit siç janë Njësia 5 e Kombinati, si edhe duke lehtësuar trafikun e automjeteve në aksin Durrës – Tiranë – Elbasan.
“Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë 3 kalime këmbësorësh nga zona e Kristalit në Selitë, ashensor për Personat me aftësi të Kufizuar në mbikalim, si dhe 12 hyrje-dalje”, shkruan Rama në facebook.



