Bushati: Grenell, një rrugaç kaubojs që lobon për diktatorët

Bushati: Grenell, një rrugaç kaubojs që lobon për diktatorët

Gazetari Andi Bushati komentoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” deklaratën e të dërguarit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, i cili u shpreh se “Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”. Bushati tha se Grenell njihet për lobimin në favor të diktatorëve dhe deklarata e tij nuk ka pse të ndikojë te shqiptarët e Kosovës.

Unë deri sot në drekë kam qenë në Prishtinë. Po të shikoje në ambientet mikroborgjeze të Prishtinës ka një lloj frike. Është e njëjta gjë me shpalljen non grata të Sali Berishës. Tuiteri i Grenellit është ripostuar nga djali i Trump. Pra, as familja Trump nuk e dashka Kurtin!

Deri tani dimë se Grenell është këshilltar special i Trump për Ukrainën. Mund ta sjellë edhe në Ballkan, por deri tani nuk ka emërim. Çfarë përfaqëson Grenell? Është njeri që në mënyrën më të ndyrë të mundshme ka mbrojtur çdo interes të Vuçiçit në rajon. Justifikoi një akt terrorist në funksion të një ideje.

Por të lexoj The Guardian apo WP, e etiketojnë në mënyrë eksplicite si një lobist diktatorësh. A duhet një personazh i tillë të na ndikojë te njerëzit që kanë një aparat të menduari?

A duhet ta analizojmë këtë qëndrim dhe një rrugaçi kaubojs t’i vëmë emrin që meriton që sillet në një mënyrë që nuk ia lejon as kodi diplomatik ndërkombëtar dhe as morali i zakonshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy