Nikoll Sherrniku, i arrestuar dy ditë më parë për vrasjen e efektivit të FNSH Xhulio Prela, ka mohuar autorësinë e zkuave për të cilat e akuzon Prokuroria Lezhë.
Sipas informacioneve nga grupi hetimor, Sherrniku ka deklaruar se mëngjesin e datës 5 Dhjetorit kur është vrarë efektivi i FNSH ka qenë në shtëpi.
Ndërkohë që bashkëpunëtori i tij Brilant Martinaj, është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë, sherri mes viktimës dhe dy autorëve të dyshuar, ka nisur për shkak të dritave të gjata të makinës që reflektonin mbi palën tjetër.
26-vjeçari Xhulio Prela, po kthehej nga Shkodra, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia. Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush rreth orës 03:00 të mëngjesit.

(Nikoll Sherrniku)



