Kryenegociatorja Majlinda Dhuka deklaroi në konferencën për shtyp që po mban së bashku me ministren Xhaçka se integrimi në BE do të jetë prioriteti kryesor.
Duke bërë analizën e vitit që shkoi dhe duke listuar prioritet për vitin që kemi përpara, Dhuka tha se procesi i Berlinit është një platformë që përshpejton afrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit në BE.
Integrimi do të jenë prioriteti ynë kryesor. Procesi i Berlinit lehtëson konvergjencën ekonomike të Shqipërisë dhe Ballkanit në tregun evropian. Është platformë që përshpejton afrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit në BE. Në fundvitin e 2023 dhe fillimvitin e 2024 presim raportin e Komisionit Evropian.



