Rikthehet ebola, një rast i ri në Kongo alarmon OBSH-në (VIDEO)

Rikthehet ebola, një rast i ri në Kongo alarmon OBSH-në (VIDEO)

Një rast i ebolës në një prej qendrave urbane në Kongos ka alarmuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Epidemia, e cila renditet e dyta në listën e sëmundjeve ngjitëse vdekjeprurëse, ka pasur raste në zonat e izoluara të Kongos, por rasti i fundit në qytetin e Gomës ka bërë që të rikthehet frika për përhapjen e saj.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom, tha se ka pranuar kërkesën e këshilltarëve të tij për aktivizuar dispozitën e emergjencës (PHEIC), një lëvizje që është bërë edhe katër herë të tjera më parë.

Rastet e mëparshme kur është marrë kjo masë përfshijnë epideminë e H1N1, ose gripit të derrit; pandeminë e vitit 2009, përhapjen e virusit të poliomelitit në vitin 2014, epideminë ebola që preku pjesë të Afrikës Perëndimore nga viti 2014 deri në vitin 2016 dhe shfaqjen e virusit Zika në 2016.

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka rënë dakord me këtë vendim. "Ndonëse nuk ndryshon realitetin në terren për viktimat apo partnerët e angazhuar në masat që merren, ne shpresojmë se do të sjellë vëmendjen ndërkombëtare që kjo krizë të meriton", thuhet në një deklaratë të IFRC.

Rasti i Gomës

Epidemia e ebolës nisi në DRC gati një vit më parë dhe prej atëherë u ka marrë jetën më shumë se 1 600 njerëzve. Rasti në Goma është alarmues, pasiai është një zonë urbane në kufi me Ruandën.

Kreu i OBSH-së thotë se ky rast shënon një kthesë të rrezikshme, sepse qyteti ishte një "portë" për rajonin e Madh të Liqeneve të Afrikës dhe botën.

Pacienti i Gomës, i cili ka ndërruar jetë, është një predikues ungjillor që ka udhëtuar nga qyteti në Butembo, një nga zonat më të prekura nga ebola.

Goma është një qytet kufitar prej rreth një milion njerëzish që ndodhen në bregun verior të Liqenit Kivu, pranë qytetit Gisenyi të Ruandës.

Goma ka një port që lidhet me Bukavu dhe provincën e Kivusë së  Jugut dhe një aeroport me fluturime drejt disa shteteve të rajonit.

Virusi i ebolës ose siç njihet ndryshe ethet hemorragjike është një sëmundje ngjitëse. Simptomat e saj nisin zakonisht dy ditë pas infektimit dhe përfshijnë ethe, dhimbja muskulare, të vjella, diarre dhe acarim të lëkurës, që pasohet me uljen e funsionit të veshkave dhe mëlçisë. Sëmundja avancon me hemorragji të brendshme dhe të jashtme. Shumica e rasteve të prekura përfundojnë me vdekje në një periudhë 6-16 ditë pas infektimit.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy