"Spy Game", Londra kërcënon Moskën nëse ka gisht në sulmin e ish-spiunit rus dhe vajzës së tij (VIDEO)

"Spy Game", Londra kërcënon Moskën nëse ka gisht në sulmin e ish-spiunit rus dhe vajzës së tij (VIDEO)

Mbretëria e Bashkuar do të përgjigjet "fuqishëm" ndaj çdo prove të përfshirjes së Rusisë në helmimin me një substanc të panjohur ndaj ish-spiunit Sergei Skripal mbrëmjen e djeshme

Këto deklarata janë bërë Sekretari për Çështjet e Jashtme Boris Johnson, pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë ku Skripal, 66 vjeç dhe vajza e tij Julia, 33 vjeçe, janë sëmurë rëndë në spital, pasi u gjetën të pavetëdijshëm në Salisbury, Wiltshire.

Sekretari i jashtëm tha se nuk po i tregonte gishtat në këtë fazë, por e përshkroi Rusinë si "një forcë keqdashëse dhe shkatërruese".

Rusia ka mohuar ndonjë përfshirje, por policia kundër terrorizmit ka marrë përsipër hetimin nga Policia e Wiltshire.

Në një deklaratë, njësia tha se hetimi nuk ishte deklaruar si një incident terrorist dhe nuk kishte rrezik për publikun e gjerë.

Nga ana tjetër, duke iu përgjigjur komenteve të Z. Johnson, ambasada ruse shtoi: "Pranojmë që në vend të një sqarimi të duhur zyrtar mbi çështjen, Sekretari i Jashtëm zgjodhi të kërcënonte Rusinë me ndëshkimDuket sikur shkrimi i një fushate tjetër anti-ruse tashmë është shkruar".

Harta e hetimit

Të afërmit e Skripal i kanë thënë shërbimit rus të BBC-së se ish-spiuni kishte deklaruar se shërbimet speciale ruse mund ti viheshin pas në çdo kohë.

Gruaja e tij, vëllai më i madh dhe djali i tij kanë vdekur në dy vitet e fundit, në rrethana misterioze, deklarojnë familjarët e tij.

33-vjeçarja është e vendosur në Moskë dhe ka vizituar rregullisht babain e saj në Britani të Madhe, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit.

Ndërkohë, shkencëtarët në Porton Down, objekti i hulumtimit të fshehtë të Britanisë së Madhe në Wiltshire, po studiojnë "substancën e panjohur" që mendohet se janë sulmuar dhe janë sëmurë të dy.

Gjithashtu policia po shqyrton aktualisht pamjet e CCTV, të filmuara nga një palestër në Salisbury, duke treguar një burrë dhe grua të paidentifikuar që mendohet të jetë Skripal dhe vajza e tij duke ecur pranë vendit ku u gjetën.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy