Del raporti mbi avionin e rrëzuar në Indonezi: 65 herë i njëjti defekt

Del raporti mbi avionin e rrëzuar në Indonezi: 65 herë i njëjti defekt

Avioni “Boeing 737” i kompanisë indoneziane Sriwijaya Air që ra në det me 62 persona në bord menjëherë pas ngritjes - më 9 janar 2021 - kishte pasur të njëjtin problem me sistemin e kontrollit të fuqisë së motorit 65 herë në tetë vjet. Por linja ajrore nuk e kishte riparuar asnjëhere defektin. Pilotët e trajnuar dobët i besuan teknologjisë së avionit aq shumë sa nuk iu përgjigjën mjaftueshëm situatës emergjente. Për një rastësi të pabesueshme, atëherë, komandanti Afëan, i cili vdiq në aksident, kishte hasur të njëjtin defekt në një fluturim më 15 mars 2020.

Detajet dalin në raportin përfundimtar të hetimit në fluturimin SJ182 Jakarta-Pontianak, në Borneo. Boeing 737-500 gati 27-vjeçar u mbyt në orën 14:40 me orën lokale (07:40 në Europë) me 50 pasagjerë, 6 anëtarë të ekuipazhit dhe 6 kolegë që udhëtonin për të filluar shërbimin më vonë. Fluturimi nisi në orën 14: 36. Pasi lanë pistën, pilotët kërkuan leje për t'u ngjitur në një lartësi prej 29 000 këmbësh. Por në orën 14:39, avioni - i cili në atë kohë ishte në 3350 metra mbi nivelin e detit - filloi të zbriste pothuajse në një zhytje drejt detit, duke humbur 3.05 kilometra në më pak se një minutë.

Dokumenti - i cili ka shfrytëzuar gjithashtu këshillën e autoriteteve amerikane dhe prodhuesit Boeing - drejton gishtin nga linja ajrore dhe praktikat e saj, nënvizon paaftësinë për të zgjidhur problemin e sistemit dhe rendit të gjitha herët - 65 saktësisht - në të cilat pilotët raportuan defektin midis viteve 2013 dhe 2021. Por riparimet nuk u bënë kurrë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy