
Ministri rumun për Çështjet e BE-së, Victor Negrescu, ka dhënë dorëheqjen të shtunën, një zhvillim ky që rrezikon të ndikojë në përgatitjet e vendit për të marrë presidencën e radhës së BE-së në janar.
Lajmi për dorëheqjen u bë i ditur nga zëdhënësi i Negrescut, i cili nuk shpjegoi arsyet e dorëheqjes ndërsa vetë Negrescu nuk pranoi të bënte asnjë koment për mediat.
Të premten, ministrat e qeverisë rumune patën një debat në lidhje me përgatitjet për presidencën e BE-së.
Negrescu ka qenë një figurë kyçe në këto përgatitje.



