
Dy ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe në kushtet kur reforma zgjedhore ka ngecur, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur në një takim ambasadorët e akredituar në Tiranë.
Takimi ka nisur që prej orës 9:00 të mëngjesit dhe vijon edhe në këto momente.
Sipas burimeve nga selia blu, Basha do t’u përcjellë ambasadorëve shqetësimin për shembjen e teatrit kombëtar dhe dhunën e ushtruar nga policia, në drejtim të aktivistëve dhe protestuesve.
Ditën e djeshme, opozita nuk mori pjesë në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, për shkak të angazhimit në protestën për Teatrin.



