Nis vaksinimi i edukatoreve me Astrazeneca (VIDEO)

Nis vaksinimi i edukatoreve me Astrazeneca (VIDEO)

Që në orët e para të mëngjesit edukatoret e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës janë paraqitur për të marrë dozën e parë të vaksinës “Astrazeneca”. Thirrjen për vaksinim, ato e cilësuan lajm të mirë, duke argumentuar se janë ndër grupet me të rrezikuara për t’u prekur nga Covid 19.

Të pyetura nëse kishin preferencë lidhur me llojin e vaksinës, edukatoret thonë se për to, mjafton që po vaksinohen.

Punonjësit e kopshteve dhe çerdheve janë ndër grupet më të rrezikuara, nisur edhe nga fluksi i lartë i fëmijëve për të cilët kujdesen. Ky rrezik është më i pranishëm sidomos në kopshte, të cilat në kryeqytet janë të mbipopulluara. Mesatarisht për një grup me 40 fëmijë, kujdesen 2 edukatore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy