Ekspertët në Britaninë e Madhe thonë se koronavirusi jo vetëm që do të jenë prezent deri për Krishtlindje, por me shumë mundësi do të vijojë me vite me radhë, duke bashkëjetuar me njeriun edhe në rast se gjendet një vaksinë.
Drejtori i Mirëqenies së Mirëbesimit, Sir Jeremy Farrar, deklaroi për Komitetin e Shëndetësisë, se ‘gjerat nuk do të jenë mirë deri për Krishtlindje’. Këto deklarata vijnë pas fjalëve të kryeministrit Boris Johnson, i cili javën e kaluar tha se ‘gjërat do të jenë mirë deri për Krishtlindje’.
Sipas BBC, Johnson u shpreh në këtë mënyrë teksa njoftonte për lëshimin e disa masave, duke përfshirë hapjen e qendrave të kohës së lirë, pishinat dhe një sërë gjërash të tjera, ndër të cilat edhe lejimin e grumbullimeve masive nga vjeshta.
Por ekspertët kërkojnë që të ulin me këmvë në tokë këdo që mendon si Johnson, pasi sipas tyre është më mirë të jesh realist. Sir Jeremy, gjithashtu një anëtar i Sage, organit këshillues të qeverisë, tha që bota do të jetoi me Covid-19 për "shumë, shumë vite që vijnë".
"Gjërat nuk do të jenë në rregull deri për Krishtlindje. Ky infeksion nuk po largohet, tani është një infeksion endemik i njeriut. Edhe nëse kemi një vaksinë ose trajtime shumë të mira, njerëzimi do të jetojë sërish me këtë virus për shumë, shumë vite ....ose dekada të ardhshme,"-tha ai.



