Dënohet me burgim të përjetshëm për Rakhmat Akilov, vrau 5 vetë me kamion në Stockholm

Dënohet me burgim të përjetshëm për Rakhmat Akilov, vrau 5 vetë me kamion në Stockholm

Një person nga Uzbekistani që kreu sulmin me kamion në Suedi vitin e kaluar, duke vrarë pesë persona është dënuar me burgim të përjetshëm për krime terroriste.

Rakhmat Akilov, 40 vjeç, kishte shprehur simpati për grupin xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS), përpara se të ndërmerrte sulmin vdekjeprurës në Stockholm.

Por prokurorët duhej të vërtetonin se kishte për qëllim të dëmtonte shtetin, pasi ISIS nuk tha se ishte pas sulmit.

Akilov, një azilkërkues i refuzuar, iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua shpejt dhe u rrëfye gjatë marrjes në pyetje të policisë.

Ai u largua nga Uzbekistani për Suedinë në vitin 2014 dhe kërkoi qëndrim atje, por në dhjetor të vitit 2016 i ishte thënë se kishte katër javë për t'u larguar nga vendi.

Ai u zhduk dhe, disa muaj para sulmit, u vendos në listën e më të kërkuarve.

Më 7 prill të vitit të kaluar, Akilov rrëmbeu një kamion birre jashtë një restoranti në qendër të Stokholmit dhe i dha atij për rreth 500 metra në një rrugë këmbësorësh para se ta përplaste në një dyqan. Ai ishte arrestuar në të njëjtën ditë në një lagje të kryeqytetit suedez.

Gjatë procesi gjyqësor, ai tha se synonte të dënonte Suedinë për përfshirjen e saj në luftën globale kundër grupit radikal, Shteti Islamik.

Pesë vetë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në sulmin ndaj Drottninggatan. 

 

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy