Në 26 janar bëhet një vit nga vdekja e ikonës së basketbollit, Kobe Bryant, i cili humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit privat, bashkë me vajzën e tij Gigi.
Bashkëshortja e tij Vanessa në prag të përvjetorit të trishtë për familjen, ka një kërkesë për median: Të mos publikohen foto nga ajo ditë.

Në një postim në Instagram, duke i paraprirë 26 janarit që do të jetë me shumë emocionone për shkak se rrjetet sociale dhe mediat do të kujtojnë legjendën, Vanessa shkruan:
“Të dashura media, ju lutem ta merrni në konsideratë kur të transmetoni ose postoni imazhe përkujtimi. Ju kërkojmë që të mos nxirrni foto të rrëfnojave, helikopterit në ajër ose skena nga aksidenti. Nuk duam t’i shohim. Viti ynë ka qenë traumatizues mjaftueshëm. Keni qindra foto dhe video që mund të na tregoni përveç pamjeve të 26 janarit 2020. Shpresojmë që videon përkujtimore të bëhen në një mënyrë me stil dhe me shije që të respektojë humbjet tona”.



