Gjiganti i kozmetikës “Maybelline” nuk është më një ekskluzivitet i femrave. Ai ka zgjedhur si ambasador për herë të parë një mashkull. Manny Gutierrez ndiqet në “Instagram” (@mannymua733) nga mbi 3 milionë njerëz, ndërsa kanali i tij në “Youtube” ka mbi 2 milionë ndjekës. Aty ai poston leksione dhe demonstrime konkrete të makijazhit.
Ai tashmë është fytyra e re e fushtës së “Maybelline” për “Big Shot Colossal Mascara”.
“Nuk mund të ndihesha më i nderuar se kaq”, ka shkruar ai në “Instagram”.



