Zemërimi sa vjen e rritet/ Pasojat që la protesta e “jelekëve të verdhë” në Francë (VIDEO)

Zemërimi sa vjen e rritet/ Pasojat që la protesta e “jelekëve të verdhë” në Francë (VIDEO)

Bilanci i fundit i protestës së djeshme në Paris flet për 133 të plagosur dhe 378 të arrestuar. Mes të plagosurve, 23 janë forca të rendit. Policia e cilëson këtë një bilanc të rëndë dhe më të madh se ai i së shtunës së kaluar, kur mbetën të plagosur 24 persona (5 prej tyre forca të rendit) dhe u ndaluan 101 protestues.

Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron, i sapokthyer nga Argjentina, ku ka marrë pjesë në G20, shkoi në Harkun e Triumfit, ku dje qindra “jelekë të verdhë” mbushën me mbishkrime shtyllat e monumentit simbol të Francës. Macron ka inspektuar vetë dëmet e shkaktuara në Harkun e Triumfit, ku shoqërohej nga ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, me të cilin do të zhvillojë një takim në Élysée, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Edouard Philippe.

Në mbarë vendin, 136 000 demonstrues protestuan të shtunën, bëjnë të ditur burime të Ministrisë së Brendshme, kundrejt 106 000 që ishin në protestën e 24 nëntorit dhe 282 000 më 17 nëntor. Në Paris kanë demonstruar 10 000 njerëz, duke përfshirë 2 000 në paradën e organizuar nga CGT Place de la République.

Në të gjithë Francën, dje janë plagosur 263 persona - përfshirë 5 në gjendje serioze – dhe 81 punonjës të policisë. Demonstratat e 24 nëntorit kanë lënë të plagosur 16 persona, duke përfshirë 4 pjesëtarë të policisë.

Në të gjithë Francën janë arrestuar gjithsej 682 persona, duke përfshirë 378 në Paris.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy