
Moti gjatë ditës së sotme do të jetë në dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave.
Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të mëngjesit dhe në ultësirën perëndimore. Ndërsa vranësirat do të theksohen në pjesën e dytë të ditës, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C.



