Armët bërthamore jostrategjike ruse po vendosen në Bjellorusi. Moska dhe Minsku janë detyruar të marrin masa në sferën ushtarako-bërthamore në përgjigje të aktiviteteve të NATO-s në këtë fushë.
Kështu ka thënë ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu, siç raporton Interfax.
"Megjithatë, Rusia nuk e transferon kontrollin e këtyre armëve në Bjellorusi dhe vendimi për përdorimin e tyre i takon Moskës", tha më tej ai.



