
Kryeministri Edi Rama tha, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, buxheti për bujqësinë është zgjeruar disa-fishë krahasuar me më parë.
Ndërkohë sipas Ramës sipërfaqja e tokës që punohet në Shqipëri në krahasim me vitin 2013 është dyfishuar.
“Nëse llogarisim se një fond për bujqësinë vetëm çfarë jep buxheti i shtetit dhe fusim dhe çfarë kemi arritur tani falë ndryshimit të kapaciteteve dhe me fondet e komisionit evropian. Ne e kemi zgjeruar buxhetin e bujqësisë disa-fishë se më parë.
E dyta të mos harrojmë se kemi bujqësinë, jemi vend unik, e kemi të pataksuar. As taks mbi tokën. Sot në Shqipëri punohet dyfishi i sipërfaqes që punohej në 2013. Në 2013 punohej 120 mijë hektarë sot 235 mijë hektarë.
Kapaciteti jonë i tokës së punueshme, Shqipëria konsiderohej një vend me kapacitet toke bujqësore të vogël.”, u shpreh Rama.



