Aksident i rëndë rrugor në Ukrainë, 27 të vdekur

Aksident i rëndë rrugor në Ukrainë, 27 të vdekur

Si të mos mjaftonte lufta e cila po merr jetë përditë, një aksident i rëndë rrugor në Ukrainë, ka shkaktuar vdekjen e 27 personave.

Ministria e Brendshme e Ukrainës bëri të ditur se aksidenti u shkaktua nga përplasja mes një autobusi, një kamioni karburantesh dhe një makine në rajonin perëndimor të Rivne.

Aksidenti u shënua në autostradën mes Kiev dhe Chop, ku nga 38 pasagjerët që ndodheshin në autobus, mundën të mbijetonin vetëm 12 prej tyre.

Mes të mbijetuarve është edhe drejtuesi i kamionit, por gjendja e tij paraqitet kritike.

Një nga viktimat është shoferi i autoveturës, i cili dyshohet se është edhe shkaktari i aksidentit, bazuar nga të dhënat paraprake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy