Ekzekutohet në Beograd ish-avokati i Slobodan Millosheviçit, plagoset dhe djali (VIDEO)

Ekzekutohet në Beograd ish-avokati i Slobodan Millosheviçit, plagoset dhe djali (VIDEO)

Avokati i njohur serb, Dragoslav Ognjanoviç, u vra të shtunën para banesës së tij në Beograd.

Ognjanoviç është ekzekutuar pasdite para ndërtesës ku banonte në lagjen Beogradi i Ri në kryeqytetin serb, bëjnë të ditur mediat serbe.

Ognjanoviç ishte pjesë e ekipit ligjor të ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Miloseviç, gjatë gjykimit në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë.

Gjithashtu, Ognjanoviç ishte avokat mbrojtës në shumë raste të profilit të lartë që kishin të bënin me mafjen në gjykimet që zhvilloheshin në gjykatat serbe dhe malazeze. 

"Ishte një burrë i veshur me të zeza dhe me një kapuç të zi në kokë, rreth 180 centimetra i gjatë", kanë thënë dëshmitarët për vrasësin.

Kështu  e përshkruan një dëshmitar okular vrasësin e avokatit të famshëm serb Dragoslava Miše Ognjanovića 57 vjeç.

Në atentatin ndaj 57 vjeçarit mbeti i plagosur dhe djali i avokatit, Peter 26 vjeç. 

Pas të shtënave, atentatori u largua me këmbë drejt stacionit të autobusëve- thotë një prej dëshmitarëve, raportojnë mediat e Beogradit. 

Po sipas dëshmitarëve, Peter e mbajti në krahë të atin ndërsa ra në tokë pas të shtënave.

"Ai tërriste "Babi, Babi" duke e mbajtur atë në prehër. Bluza e tij ishte e mbuluar në gjak" tha një nga fqinjët e tyre.

Menjëherë në vendine ngjarjes mbëriti policia, ndërsa të gjitha rrugët rreth zonës u bllokuan duke nisur kontrollin për kapjen e autorit.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy