EMA i hapi dritën jeshile Astrazenecas, Italia, Franca dhe Gjermania rifillojnë vaksinimet

EMA i hapi dritën jeshile Astrazenecas, Italia, Franca dhe Gjermania rifillojnë vaksinimet

Vendimi i Agjencisë Evropiane të Barnave, i cili theksonte se vaksina e AstraZenneca është e sigurtë dhe efektive, bëri që një mori shtetesh ditën e sotme të rifillojnë vaksinimet.

Autoritetet shëndetsore në Itali, Francë, Gjermani, bën me dije se vaksinimi me ‘AstraZeneca’ nis gjatë ditës së sotme. Vaksinimi do të nisë po ashtu edhe në Portugali, Hollandë, Letoni, Lituani, Qipro dhe Bullgari.

Spanja pritet të nis ditën e mërkurë pasi dëshiron të rishohë raportin e Agjencisë Evropiane të Barnave  dhe do të rivlerësojë se cilat grupmosha do të marrin dozat e kësaj vaksine.

Komiteti vlerësues i Agjencisë deklaroi se nuk ka lidhje ndërmjet rasteve me mpiksje gjaku dhe përdorimit të vaksinës dhe vaksina është efektive.

Por ky përfundim duket se nuk ka bindur disa shtetet të cilat shprehen se do të vijojnë të mbajnë të pezulluar vaksinimin me ‘AstraZeneca’.

Një vendim të tillë e kanë marrë autoritetet në Norvegji, Suedi dhe Danimarkë.  Ata shprehen se do të rishohin vendimin e EMA se përfitimet nga vaksina tejkalojnë rreziqet dhe se rifillimi I procesit mund të zgjasë deri në fund të javës tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy