
Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistrua pesë humbje jete nga koronavirusi, dhe kanë rezultuar pozitivë 228 persona.
Qytetarët që humben betejën me këtë sëmundje janë një qytetar nga Fieri 38 vjeç, një qytetare nga Pogradeci 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 70 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Vlora 90 vjeç.
Ndërkohë nga testimi i 1513 mostrave, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 228 qytetarë, në këto bashki:
110 në Tiranë, 10 në Fier, nga 9 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Berat, nga 8 qytetarë në Mallakastër, Lushnje, Durrës, nga 6 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, 4 në Skrapar, nga 3 qytetarë në Përmet, Divjakë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Lezhë, Kamëz, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Dibër, Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Malësi e Madhe.
Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 148 pacientë, ku 14 prej tyre janë në gjendje të rënduar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 594 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190 mijë e 378 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 6 mijë e 694 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.



