Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili është votuar edhe si president i ri i vendit, pas seancës së fundit plenare për këtë sesion parlamentar është takuar me dy deputetët e vjetër të PS-së, të cilët nuk do të jenë më në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit.
Meta ka ndarë pak minuta me dy miqtë e tij Arta Daden dhe Namik Doklen, të cilët kanë qenë në parti kur Meta ka nisur rrugëtimin drejt politikës në PS.



