8 ton kanabis me kamion në Itali, nisin hetimet edhe në Shqipëri

8 ton kanabis me kamion në Itali, nisin hetimet edhe në Shqipëri

Pas sekuestrimit të 8 tonëve kanabis pak ditë më parë në Ankona të Italisë në një kamion i cili dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria Prokuroria e Krimeve Rënda ka nisur hetimet.

Ekspertët do të kryejë disa veprime hetimore për të parë lëvizjet e kamionit në territorin shqiptar. Ajo që dihet deri tani është se mjeti  ka hyrë nga Maqedonia në pikën kufitare të Qafë-Thanës për tu larguar më pas nga porti i Durrësit drejt Italisë.

Hetuesit do të bashkëpunojnë edhe me palën italiane për të zbuluar të gjithë itinerarin që ka ndjekur mjeti, shkruan tv klan

Kjo bëhet për të sqaruar nëse kamioni ka hyrë i ngarkuar me kanabis në territorin shqiptar apo është furnizuar këtu.  Droga u sekuestrua dy ditë me parë ne portin e Ankonës.

Në pranga ra shoferi i kamionit, një shtetas maqedonas 38-vjeçar. Policia e Shtetit reagoi duke sqaruar se grupi që kishte organizuar transportin e kanabisit e ushtron aktivitetin në Maqedoni dhe se në këtë linjë trafiku nuk ishin të përfshire shtetas shqiptar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy