Rama nga Lezha: Do ishte mirë që opozita të mos shkelë rregullat duke vënë njerëzit në rrezik

Rama nga Lezha: Do ishte mirë që opozita të mos shkelë rregullat duke vënë njerëzit në rrezik

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takim me strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë.

Rama deklaroi se do të ishte mirë që opozita të tregonte ndjeshmëri çdo ditë duke respektuar rregullat që imponon situata për përballimine pandemisë.

Duke folur në këndin e fjalës në qytetin e Lezhës, Rama tha se, “do të ishte mirë vërtet që të njëjtën ndjeshmëri të kishin çdo ditë”.

“Sidomos në këto ditë kaq të jashtëzakoshme kur e gjithë bota dhe Shqipëria si pjesë e saj përballet me kërcënimin e vdekjes për njerëzit tanë më të dashur dhe kur ajo që na takon të bëjmë si njerëz dhe si pastaj me siguri na takon të bëjmë edhe më shumë si përfaqësues të njerëzve është të bëjmë atë që na takon. Të bëjmë atë detyrë të thjeshtë që na takon, të mos shkelim ligjin, të mos shkelim rregullat, të mos shkelim kufirin etik të njerëzores, për politikë dhe për vota, duke i vënë njerëzit në rrezik, duke krijuar vatra infektimi përmes grumbullimesh absurde, të turpshme, të papërgjegjshme, që tregojnë se në fund të ditës, politika nuk është çështje programesh. Politika nuk është çështje idesh dhe fjalësh, politika është çështje karakteri”, tha Rama.

Në këtë takim kreu i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, tha se çdo punë e realizuar në këtë qytet është bërë falë vëmendjes së qeverisë.  Ndërkohë në fjalën e saj kryesuesja e Partisë Socialiste në Lezhë, Lindita Nikolla tha se PS -së i duhet vota për të përmbyllur betejën e fortë me pandemi.

Ndërsa e konsideroi një lajm të mirë vaksinimin masiv në vend, ajo theksoi se kjo u sigurua falë lidershipit të fortë të kryeministrit Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy