Frika nga pushtimi rus, rritet numri i vendeve që u kërkojnë shtetasve të largohen nga Ukraina

Frika nga pushtimi rus, rritet numri i vendeve që u kërkojnë shtetasve të largohen nga Ukraina

Sa vjen dhe rritet numri i vendeve që u kërkojnë shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina, mes paralajmërimeve në rritje për një pushtim rus.

Mes vendeve që u kanë kërkuar shtetasve të tyre të largohen janë Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Japonia, Koreja e Jugut, SHBA-ja. Sekretari amerikan i Shtetit Blinken deklaroi se trupat ruse janë afruar kufirit.

Udhëheqësit e NATO-s kanë mbajtur një takim, pas të cilit Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se blloku qëndronte “i bashkuar dhe i përgatitur për çdo skenar”.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufirit.

Por ajo sapo ka filluar stërvitjet masive ushtarake me Bjellorusinë fqinje dhe Ukraina ka akuzuar Rusinë për bllokimin e daljes së saj në det.

Kremlini thotë se dëshiron të zbatojë "vijat e kuqe" për t'u siguruar që ish-fqinji i tij sovjetik të mos bashkohet me NATO-n.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy