16-20 nëntor/ Nis sot festa e librit, Panairi “Tirana 2022”

16-20 nëntor/ Nis sot festa e librit, Panairi “Tirana 2022”

Nëntori, përveçse njihet si muaji i festave kombëtare, njihet edhe si muaji i librit, pasi organizohet eventi më i madh për gjithë adhuruesit e librave.

Edhe këtë vit, Panairi i Librit do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve dhe organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

Sipas një tradite të bukur, të nisur 25 vjet më parë, Tirana edhe këtë vit, do të hapë dyert e Panairit të Librit, një aktivitet që tërheq vëmendjen e miqve të librit, qytetarëve të Tiranës, por edhe më gjerë.

Panairi Kombëtar i Librit, është ngjarja më e madhe e librit që përfshin gjithë lexuesit e librit, brenda dhe jashtë vendit.

Nën moton “Të gjithë jemi lexues”, Panairi “Tirana 2022” këtë vit do të mbahet më datat 16 dhe 20, nga ora 9 e mëngjesit deri në 9-të të darkës.

Organizatorët kanë bërë të ditur se këtë edicion do të marrin pjesë 100 botues duke përfshirë edhe botuesit nga Kosova, Mali i zi e Maqedonia e Veriut.

Botuesit prezent, librat e rinj, autorët, përkthyesit, prezantimet, konkurset, konferencat etj, do të jenë ato që do t’i japin këtij panairi gjithë rëndësinë që meriton të ketë.

Organizatorët premtojnë ulje çmimesh për librat e ekspozuar dhe në fund edhe ndarjen e çmimeve të panairi në disa kategori.

Panairi i parë i librit në Tiranë u organizua në vitin 1998 dhe organizohej nga Qendra Ndërkombëtare e Kulturës në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy