Psikologia Arjan Muça tha mbremjen e sotme në emisionin Të Paekspozuarit se se nëse do të ishte rasti i një djali ajo gjë që ndodhi në Librazhd kjo gjë nuk do të behëj kaq mediatike, por u bë kaq e madhe se bëhej fjalë për një nuse të lënë vetëm.
Kemi vite që përballemi me fenomene të tilla. Kishim një dhunë verbale , një dhunë fizike, u fol për goditje. Demtimi më i madh shkaktohet m, të gjithë ata që e kanë parë atë lajm, është pjesa e diskriminimit që i bëjnë asaj figure, figurës së një femre. Nëse do ishte rasti i një djali nuk do bëhej kaq mediatike. Ndodhi se bëhej fjalë për një nuse të lënë vetëm.
Muça tha se mediat duhet të kenë një kod etik dhe theksoi dhe një herë se me rastin në fjalë kuptuam se çfarë do të thotë t'i përkasësh gjinisë femërore në shoqërinë tonë.
E dimë shumë mirë që media është pushtet dhe dashur pa dashur tregon sa e pushtetshme është. Unë e ndoqa dhe gjëja e parë pashë ishte irritimi nga ana ime si profesioniste. Aty kuptuam se çfarë do të thotë ti përkasësh gjininë femërore në vendin ku ne jetojmë. Mediat duhet të ketë një kod etik. Nuk flasim për media që kanë filluar. Lajmi vjen menjëherë. Unë kam ndërruar jetë që ndërroi jete filani ndërkohë është gjallë. A ka filtra? A ka rol AMA?



