Server: Proceset në Hagë për përgjegjësi individuale

Server: Proceset në Hagë për përgjegjësi individuale

Eksperti nga SHBA për çështje ndërkombëtare dhe njohës i Ballkanit, Daniel Server, thotë se pavarësisht ndryshimit në Shtëpinë e Bardhë, marrëveshja ekonomike Prishtinë-Beograd qëndron.

"Marrëveshja qëndron, megjithëse nuk do të ketë ndonjë domethënie të madhe edhe nëse ajo zbatohet. Marrëveshja nuk e detyron SHBA për asgjë, dhe deri tani unë nuk kam dëgjuar asgjë lidhur me zbatimin e saj nga Prishtina dhe Beogradi", shprehet ai për DË.

Server ka komentuar edhe proceset gjyqësore të nisura ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai thotë se ato është shqetësues fakti se ato po shkojnë vetëm në një drejtim.

"Ne duhet ta kuptojmë që procesi zhvillohet kundër përgjegjësisë individuale të personave, jo me përgjegjësi kolektive. Shqetësimi është se ai po zhvillohet vetëm në njërin drejtim, sepse Dhomave të Specializuara u mungon juridiksioni të merren me autorët serbë të krimeve dhe Serbia ka dështuar në vënien e tyre në bankën e të akuzuarve. Kjo është për të ardhur keq”, thotë Server.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy