Sot ka ditëlindjen një nga artistet më të suksesshëm në skenën shqiptare, Ledri Vula.
Reperi nga Kosovai sot feston 31 vjetorin e lindjes.
Por si e priti vetë Ledri mesnatën e 10 Korrikut?!
Ndryshe prej vitit të kaluar kur për ditëlindjen jubilare të 30-të ishte organizuar një festë përrallore në Ulqin me numër të madh të personave të ftuar, këtë vit festa ishte më modeste dhe më diskrete.
Në vilën e familjes në Brezovicë, reperi me prindërit ka pritur momentin e veçantë të prerjes së tortës së 31 vjetorit.



