
Zbardhet autorësia e vënies së një sasie lënde plasëse, në murin rrethues të një biznesi në Fushë Krujë dy ditë më parë, duke shpallur në kërkim autorin e dyshuar.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të shtetasit D. M., se gjatë natës së datës 05.03.2025, në murin rrethues të dyqanit të tij, në Fushë Krujë, kishte shpërthyer lëndë plasëse, që kishte shkaktuar dëme të vogla materiale, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Kristian Caka, 26 vjeç, banues në Krujë.
Në vijim të veprimeve procedurale, 26-vjeçari u shpall në kërkim, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Nga ana e uniformave blu po punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.



