12 dhe 13 qershori përkon me përfundimin e pelegrinazhit 13-javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Me mijëra pelegrinë, nga e gjitha Shqipëria por edhe jashtë saj, nisën rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit, për të kaluar natën në këtë vend të shenjtë, në përpjekje për të imituar shenjtin, që sipas tyre ka kaluar në vargmalin e Kurbinit. Për garantimin e mbarëvajtjes së ritualit fetar dy ditor janë angazhuar policia dhe pushteti vendor në Kurbin.



