Zhabina: Pozita e Erion Veliajt është rënduar. Ka përplasje mes SPAK-ut dhe GJKKO-së (VIDEO)

Zhabina: Pozita e Erion Veliajt është rënduar. Ka përplasje mes SPAK-ut dhe GJKKO-së (VIDEO)

Gazetari Xhevahir Zhabina tha në MCN Tv se pozita e Erion Veliajt është rënduar me vendimin e Apelit të GJKKO lidhur me masën e sigurisë për kryebashkiakun.

Gjyqtari Engert Pëllumbi argumenton ndër të tjera se ka tipare që përputhen me një “grup të strukturuar kriminal”.

Sipas Zhabinës ka një përplasje mes SPAK-ut dhe GJKKO-së në hetimet paraprake, pasi nuk është hera e parë që gjykata sugjeron hetime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 

Mendoj që pozita e z.Veliaj me vendimin e Apelit është rënduar më shumë se sa me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kjo për faktin se gjyqtari ka sugjeruar që ai të hetohet, së bashku me bashkëshorten dhe Abulen si grup i strukturuar kriminal. Gjyqtari ka argumentuar disa arsye pse z.Veliaj s’duhet t’i ndryshohet masa. Fakti që z.Veliaj ka kontaktuar oficerin e BKH gjatë hetimit ka rënduar pozitën e tij.

Ka rrezikun që provat të mos merren nëse Veliaj qëndron i lirë, ose të jenë të dëmtuara apo të helmuara, thotë gjyqtari në vendimin e tij. Ajo që ka një rëndësi në argumentin e gjyqtarit, ‘këta persona e kanë ideuar për një kohë të gjatë këtë skemë, dhe nëse qëndrojnë të lirë, është e vështirë që të ndalet.

Veliaj mban ende pozitën e kryebashkiakut dhe kush e siguron gjyqtarin që Veliaj s’do vazhdojë të kryejë një vepër penale më të rëndë se kjo’, janë disa nga arsyet e renditura në hetim. Shoh që ka një lloj përplasje mes SPAK-ut dhe GJKKO-së gjatë hetimeve paraprake. Nuk është hera e parë që GJKKO i sugjeron SPAK-ut që të bëjë hetime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Prokuroria ose po kursehet ose do ta ngrejë në një fazë tjetër këtë akuzë”.

Zhabina foli edhe mbi mbështetjen OSBE-ODIHR për SPAK-un, e cila sipas tij është më shumë teknike.

Sipas gazetarit krimet zgjedhore janë një test shumë i rëndësishëm për SPAK-un. 

Bëhet fjalë për një mbështetje teknike të OSBE-së për SPAK-un, kryesisht laptop, printera, që do t’i duhen Task-Forcës që do hetojë krimet zgjedhore, dhe është shpërndarë në të gjitha qarqet. Janë britanikët që kanë asistuar dhe kanë ndihmuar SPAK-un për të ngritur këtë strategji. Shihet si mbështetje teknike më shumë se hetimore. Zakonisht krimet zgjedhore ndodhin para ditës së zgjedhjeve.

Janë struktura që partitë dhe personazhe të ndryshme i ngrenë para zgjedhjeve. SPAK-u duhet të eci me këmbët e veta, dhe krimet zgjedhore janë një test shumë i rëndësishëm për SPAK-un, që ka marrë garancinë që do t’i hetojë dhe s’do ketë asnjë pengesë për t’i hetuar”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy