Vokshi: Të shtunën do protestojnë edhe socialistët e zhgënjyer nga Rama  

Vokshi: Të shtunën do protestojnë edhe socialistët e zhgënjyer nga Rama  

Deputetja e PD, Albana Vokshi, thotë se pjesëmarrja e qytetarëve në protestën që opozita ka paralajmëruar për të shtunën do të jetë e madhe. Vokshi tha se veç votuesve të opozitës do të ketë në protestë edhe socialistë.

Kam qenë gjithë këto ditë në terren. Kam qenë në njësitë ku jam drejtuese politike. Të gjithë janë të zemëruar. Të gjithë na kanë pritur shumë mirë. Është një protestë ku do të marrin pjesë edhe qytetarë pa parti, edhe socialistë të zhgënjyer nga Edi Rama. Kanë qenë edhe herë të tjera. Jam e sigurt që pjesëmarrja do të jetë e madhe. Nuk do të jenë vetëm votues të djathtë.

Vokshi tha më tej se shqiptarët po largohen masivisht nga vendi dhe kjo është një tjetër arsye për të protestuar.  

Në Eurostat figurojnë mbi 937 mijë njerëz. Janë të regjistruar në vendet e BE. këtu nuk përfshihen ata që ikin me varka apo mënyra të tjera, nuk përfshihen as ata që ikin me lotari. Kjo është arsyeja pse censusi nuk bëhet.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy