
Partia demokratike thotë se Komisioni Europian i kërkon sqarim qeverisë shqiptare për procedurat ligjore të çështjes së teatrit. Burime të partisë Demokratike kanë zbardhur 15 pyetjet e Komisionit Europian për projektligjin, ndër to dhe pyetja nëse ligji cënon MSA-në.
Komisioni Europian duket se është vënë në lëvizje për të vëzhguar me vëmendje ccështje e teatrit kombëtarë. Burime nga Partia demokratike i dhanë tema TV një dokument ku përmban 15 pyetje që sipas burimeve të partisë demokratike Komisioni Evropian i kërkon informacion qeverisë për ligjin që i hap rrugë shembjes së teatrit kombëtarë. Komisioni Europian i kërkon qeverisë shpjegime për ligjin që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e godinave 17-21 kate.
KE u vu në lëvizje pas një letre të 4 deputetëve të PD në datën 11 korrik, si dhe pas kundërpërgjigjes nga qeveria për këtë letër në datën 13 korrik.
Sipas tw njëjtave burime mësohet se kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar personalisht njw dokument me 3 faqe shpjegime pwr ligjin e teatrit eurodeputetit Johanes Hahn. Por mes sa duket përgjigjet nuk janw shteruese ndaj nw pyetjet qw sipas PD-sw i janw dërguar qeverisw kërkohet informacion për ligjin konkret që lejon qeverinë të paracaktojë pa garë një kompani private për realizimin e një projekti publik-privat.
Gjithashtu, qeveria shqiptare duhet t’i shpjegojë Komisionit arsyet e caktimit të një kompanie private, kriteret ligjore të përzgjedhjes së kësaj kompanie dhe sesi caktimi i drejtpërdrejt i saj siguron trajtimin e barabartë, mosdiskriminimin dhe konkurrencën dhe sesi ligji i posaçëm nuk i siguron Fusha shpk përfitime ekonomike preferenciale.
Mes 15 pyetjeve të Komisionit Europian për qeverinë shqiptare bie në sy pikëpyetja që ngre Komisioni nëse ligji i posaçëm për caktimin e një kompanie përputhet me detyrimin e sanksionuar në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për konkurrencën në kontratat publike.



