Fikja e dritave në seancën e Kuvendit, nuk e ka penguar kreun e Rithemelimit Sali Berisha për të mbajtur sërish fjalën në foltore.
“Fikën dritat dhe u larguan por natyrisht me këtë akt dëshmojnë edhe njëherë se çfarë përfaqësojnë. Në Parlament do të zhvillohet një nga betejat më të fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare, e cila sot është fiktivitet”, tha Berisha.
Berisha sulmoi Edi Ramën e Lindita Nikollën se po pengojnë rezolutat e opozitës.
“Të gjitha rezolutat i bllokon kryetarja e Parlamentit që sillet si vasale e Edi Ramës. Shumë prej jush mendoni që duhet të ikim nga Parlamenti, nuk besoj se është ajo rruga, por beteja është në Parlament, kemi zgjedhur këtë rrugë, nuk tërhiqemi ne”, shtoi ai.
Kreu i Rithemelimit tha se kjo është vetëm dita e parë e betejës së opozitës, duke paralajmëruar protesta.



