Grenell takon Albin Kurtin e Isa Mustafën: Të hiqet taksa ndaj Serbisë )VIDEO)

Grenell takon Albin Kurtin e Isa Mustafën: Të hiqet taksa ndaj Serbisë )VIDEO)

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë –Serbi, Richard Grenell, thotë se taksa që qeveria e Kosovës i ka vënë Serbisë duhet të hiqet. Grenell e bëri këtë deklaratë pas takimit që pati me Albin Kurtin në selinë e Vetëvendosjes.

"Jam duke provuar të injoroj politikën dhe të koncentrohem në ekonomi. Është shumë e rëndësishme që, nëse duam të korrim sukses në ekonomi, duhet të hiqet taksa”, tha Grenell.

Ndër të tjera ai theksoi se arsyeja kryesore e vizitës së tij në Kosovë është të shtyjë përpara zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke ndjekur shembullin amerikan.

Grenell ka pasur një takim edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa. Ai ka theksuar se SHBA-të nuk janë të interesuara të ndërhyjnë në formimin e qeverisë, por në zhvillimin ekonomik.

Megjithatë, në një dalje para mediave, Grenell tha nuk ka afat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Duke folur për kompromisin ndërmjet palëve, Grenell ka thënë se bashkë me presidentin Trump po përpiqen të gjejnë mënyrën për të ndikuar në zhvillimin ekonomik.

Shikojeni prosperitetin në Amerikë dhe jemi në zjarr. Po marrim industri të reja e po i rrisim sepse po përpiqemi të ndihmojmë bizneset dhe fokusi është në punë e ekonomi. Si t’u jepet të rinjve punë e shpresë. Ajo që kam dëgjuar nga bizneset amerikane është se duan të vijnë këtu, por mendojnë se ka konflikt. Ka apo jo, kjo i frikëson njerëzit. Ajo që përpiqem të bëj është të sjell bizneset këtu e nuk shqetësohem për luftërat politike. Realiteti është se edhe qeveritë në gjithë botën kanë këto diskutime të vështira për formimin e qeverisë”, është shprehur Grenell.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy