Shpëtuan emigrantët në det, peshkatarët tunizianë të arrestuar në Itali presin të dalin para gjyqit

Shpëtuan emigrantët në det, peshkatarët tunizianë të arrestuar në Itali presin të dalin para gjyqit

Miq e kolegë janë mbledhur në mbrojtje të 6 shtetasve tunizianë, të cilët pritet të dalin përpara gjyqit në Itali me akuzat për trafikim personash, duke pretenduar se ata janë thjesht peshkatarë që kanë shpëtuar qindra emigrantë e refugjatë përgjatë viteve, të cilët kanë qenë në rrezik mbytjeje në Mesdhe.

Peshkatarët janë arrestuar në det të hapur gjatë fundjavës, pasi nga peshkarexha e tyre lëshuan një varkë të vogël që tërhiqej më pas me 14 emigrantë në bord, rreth 24 milje detare nga brigjet e ishullit italian të Lampeduzës.

Autoritetet italiane thonë se një ekuipazh avioni nga agjencia europiane kufitare “Frontex” kishte lokalizuar fillimisht peshkarexhën rreth 80 milje detare nga Lampeduza, ndaj vendosën të monitoronin situatën. Ata njoftuan policinë italiane pasi varka me emigrantë u la e lirë, ndërkohë që forcat italiane arrestuan më pas ekuipazhin e peshkarexhës në det të hapur.

Sipas avokatëve të tyre, tunizianët i qëndrojnë pretendimit se panë një varkë emigrantësh në sinjal alarmi, ndaj dhe morën vendimin e përbashkët për t’i shoqëruar ata të sigurtë drejt ujërave italiane. Ata pretendojnë gjithashtu se kishin njoftuar rojet bregdetare italiane në mënyrë që të ndërhynin dhe t’i merrnin emigrantët në breg.

Prokurorët i kanë akuzuar ata për shoqërim të paligjshëm të varkës drejt ujërave italiane dhe thonë se nuk kanë prova për një sinjal ndihme “SOS” të lëshuar nga varka e emigrantëve, apo nga peshkarexha.

Mes të arrestuarve ishte edhe 45-vjeçari Chamseddine Ben Ali Bourassine, i cili njihet në qytetin e tij të lindjes, Zarzis, pranë kufirit libian, për shpëtimin e emigrantëve apo nxjerrjen e mbetjeve njerëzore të ngecura në rrjetat e tij në breg të detit, për t’iu bërë funerale dinjitoze të vdekurve anonimë.

Menjëherë pas arresteve, qindra tunizianë u mblodhën në Zarzis për të protestuar, ndërsa Shoqata tuniziane e Peshkatarëve të Zarzisit i dërgoi një letër Ambasadës Italiane në Tunis në mbështetje të të arrestuarve. Sipas kolegëve të tij në Zarzis, Bourassine është një aktivist për të penguar të rinjtë tunizianë të marrin rrugët e paligjshme të emigrimit. Në vitin 2015, ai mori pjesë në një stërvitje shpëtimi në det të organizuar nga “Mjekët pa kufij” në Zarzis.

Giulia Bertoluzzi, një regjisore italiane dhe gazetare e cila drejtoi dokumentarin "Peshku i çuditshëm" , në lidhje me Bourassine, tha se burrat ishin të njohur mirë në qytetin e tyre.

Të gjashtë tunizianët që tani po mbahen në burg në qytetin sicilian të Agrigento, në pritje të gjykimit të tyre, nëse do të shpallen fajtor dhe do të dënohen, ata mund të përballen me 15 vjet burg.

Policia italiane tha në një deklaratë se: "Ne vepruam sipas protokollit tonë. Pasi anija e peshkimit lëshoi ​​një varkë të vogël, ajo u kthye në jug të Ishujve Pelagie ku anijet e tjera të peshkimit ishin aktivë në një përpjekje për të mbrojtur veten".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy